Shkupi triumfon dhe ndjek Shkëndijën, barazime për Strugën dhe Renovën

schedule15:12 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 15:12 - 6 Dhjetor, 2020

U mbyllën sot ndeshjet e javës së 15 të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Skuadrat shqiptare nuk mundën të gëzojnë të gjitha, teksa Renova u ndal në një barazim pa gola në shtëpi ndaj Sileks.

Barazim mori edhe skuadra tjetër shqiptare, Struga, e cila u ndal me shifrat 1-1 ndaj Akademija Pandev. Ristevsky gjeti golin në minutën e 57 me ndihmën e një penalltie për Strugën, teksa Stoilov barazoi ndeshjen në minutën e 71-të.

Nga ana tjetër Shkupi vijon të fitojë dhe të luftojë me Shkëndijën për titullin kampion. Kryeqytetasit fituan në transfertë ndaj Pelister me shifrat 1-3. Vendasit shënuan të parët me Manevskin, por Darboe shpërtheu për Shkupin dhe shënoi tre gola, duke plotësuar tripletën dhe i dhuruar tri pikët skuadrës së tij.

Pas javës së 15, Shkëndija kryeson renditjen e kampionatit maqedonas me 33 pikë dhe ndiqet pikërisht nga Shkupi më dy pikë më pak. Struga renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Renova në të nëntin, duke rrezikuar ende rënien një kategori më poshtë. /abcnews.al

Maqedoni e Veriut, Liga 1
Java 15

Renova-Sileks 0-0
Struga-Akademija Pandev 1-1
Shënues: Ristevsky 57’/ Stoilov 71′
Pelister-Shkupi 1-3
Shënues: Manevski 18’/ Darboe 21′, 28′, 55′