“Nuk mund të them se 100 për qind do të jetë i suksesshëm ky cikël i dytë, por hyjmë me nder dhe përkushtim që të gjejmë zgjidhje sepse perspektiva evropiane është e rëndësishme për progresin e përgjithshëm”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për procesin e ri të bisedimeve me Bullgarinë, për të cilin tha se është dinamizuar pas mbledhjes ndërqeveritare në Sofje e cila u mbajt pas tre zgjedhjeve të njëpasnjëshme në Bullgari, zgjedhjet te ne dhe qeverive të reja në të dyja vendet.
Në emisionin “Samo intevju” (Vetëm intervistë) në TV Kanal 5, Osmani tha se të dyja qeveritë u morën vesh që të fillojë dinamikë e re e procesit me platformë për kthimin e besimit përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të shpeshtë.
“Do të mësojmë nga gabimet dhe përvojat nga cikli i parë i cili filloi mirë, kishte rezultate me Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë dhe ishte arritje e madhe në marrëdhëniet bilaterale. Shpresojmë se në këtë cikël të dytë, të cilin e fillojmë tani, do ta përmbyllim pozitivisht në interes të perspektivës evropiane të rajonit, kuptohet edhe të bashkëpunimit bilateral”, tha Osmani, duke shtuar se për këtë do të ndihmojnë grupet e formuara të punës, në fokus do të vendoset e ardhmja me çka më lehtë do të zgjidhen pasojat.
Janë vendosur cikle afatshkurte dhe takime njëherë në javë – më 1 shkurt takim do të ketë grupi ekonomik, më 7 shkurt – grupi për infrastrukturë, për integrime evropiane më 14 dhe 21 shkurt grupi arsimor i punës. Çdo të pestën javë do të takohet edhe Komisioni për Çështje Historike dhe Arsimore, ndërsa pas disa muajve si mesatare e punës së tyre përsëri do të ketë mbledhje të përbashkët të të dyja qeverive.
“Nëse nuk ka marrëveshje, do të mbeten sfidat e njëjta. Pozicionet tona janë të qarta. Po negociojmë më shumë se një vit dhe janë kristalizuar pozicionet edhe nga ana jonë edhe nga ana e tyre. Mendoj se pozicionet janë më të qarta pas asaj që ishte para një viti ose gjashtë muaj. Ishim me pozicione të largëta, tani kemi kornizë të caktuar dhe shpresoj se do të arrijmë një zgjidhje. Ka më shumë mirëkuptim për pozicionet e njërit dhe tjetrit. Do t’i japim shans procesit. Ka filluar procesi i bisedimeve dhe vazhdimisht do ta informojmë publikun”, tha shefi i diplomacisë.
Tha se pakoja 5+1 deri më tani shumë herë është treguar dhe asgjë nuk fshihet, ndërsa ajo që nuk është përfaqësuar si dokument, tha, është sepse janë versione të punës të cilat shkëmbehen si non-pejpere dhe deri më atëherë nuk publikohen.
“Në moment kur ka ndonjë formulim i cili është bashkërisht i pranueshëm për të dyja palët, së pari do të informohen deputetët, presidenti dhe publiku, pastaj do të jepet vendimi ynë. Vendoset teza se fshehtas shiten interesat, ajo nuk është ashtu, sistemi i bisedimeve nuk është vendosur ashtu. Qytetarët duhet të jenë të qetë, opozita fut frikë dhe po bëhet fshehtas. Kjo nuk është e saktë, para cilitdo vendim, do të informohen në mënyrë transparente”, theksoi Osmani, duke shtuar se nuk ka asgjë kundër që të jetë as në Kuvend, por ka vlerësuar se duhet të mbetet në kornizën e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë nga viti 2017.
Osmani nesër do t’i informojë anëtarët e Komisionit kuvendor për Punë të Jashtme për rrjedhën e bisedimeve dhe marrëdhënieve gjithpërfshirëse mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. Mbledhja do të jetë e hapur për publikun, me kërkesë të tij, sepse, tha, “nuk kemi çka fshehim nga qytetarët”.
Theksoi se asnjëherë nuk ka refuzuar ftesë nga komisioni, pavarësisht nga raporti i kryetarit të komisionit drejtë tij, sepse këtë e konsideron si raport drejtë Kuvendit dhe drejtë qytetarëve dhe si obligim që të japë llogari për punën.
Marrëveshje parimore me qeverinë e Bullgarisë, tha, çdo të pestën javë të takohet edhe Komisioni për çështje historike dhe arsimore sepse janë të rëndësishme takimet e vazhdueshme.
“Kohës së fundit takoheshin onllajn, i kuptoj kufizimet nga pandemia, por nevojitet që më shpesh të takohen edhe fizikisht, por pa i ngritur pritjet për rezultatet”, tha Osmani, duke shtuar se e kanë analizuar punën e tyre dhe kanë përfunduar dhe konkluduar se ajo është proporcionale dhe ka përkuar me atë se si ishte ambienti politik në të dyja vendet.
Konsideron se duhet të ketë freski në komision, në të cilin janë ndryshuar dy anëtarë dhe në të cilin një vit e gjysmë, tha, nuk ka pasur rezultat nga puna e tyre. Me ndryshimin e ambientit politike pret edhe më shumë rezultate.
Theksoi se MPJ nuk përzihet në punën e Komisionit dhe nuk do, tha, publiku të mendojë se ai ose Qeveria vendos për punën e komisionit, por ia sigurojnë mbështetjen logjistike dhe ua mbulojnë shpenzimet për takimet e tyre.
Sa i përket ndryshimit të librave, Komisioni i jep rekomandimet edhe për disa periudha historike ato janë miratuar.
“Nuk duam t’i publikojmë njëanshëm, por bashkë me qeverinë e Bullgarisë do të ketë moment kur do të publikohen tekstet e dakorduara dhe kjo do ta inkurajojë edhe komisioni do të ndikojë në klimën gjithpërfshirëse mes të dyja shteteve”,shtoi Osmani.
Njoftoi se më 2 shkurt do të shkojë në Paris me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe prej atje në Bruksel me qëllim që ta sqarojnë qasjen e re me Bullgarinë që të mund të shohin nëse mund të përfshihetnë planin për Presidencën franceze./ Zhurnal