Shkupi paralajmëron BE-në: Nuk ka negociata për gjuhën dhe identitetin

schedule15:18 - 11 Maj, 2021

schedule 15:18 - 11 Maj, 2021

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varheli këmbëngul për faktin se negociatat për anëtarësim për Shqipërinë mund të nisin më parë se ato me Maqedoninë e Veriut, nëse ambiciet e Shkupit bllokohen nga Bullgaria.

Kjo ide u refuzua nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Bruksel. Ai refuzoi dhe kërkesat bullgare për gjuhën dhe identitetin

Në një intervistë për Euronjus, Zaev u shpreh se të gjitha 27 vendet anëtare dhe komisioni europian duhet të mbajnë premtimin që i kanë bërë vendit. Marrëveshja është e tillë dhe e plotësuar, Shkupi ka bërë pjesën e tij madje dhe sakrifica dhe tashmë është momenti që Brukseli të bëjë të njëjtën gjë.

Zaev thekson se bashkimi europian duhet të mbajë fjalën e dhënë.

Sipas tij çdo gjë mund të jetë objekt negociatash përveç çështjeve si identiteti apo gjuha. Ai tha se kjo nuk ka qenë asnjëherë temë debati në asnjë fazë për zgjerimin e Bashkimit Europian: “Gjuha dhe identiteti maqedonas nuk janë të negociueshme”, përfundoi Zaev.

/abcnews.al/