Shkupi ka triumfuar kundër Skopje me rezultatin 4-1 dhe kryeson kampionatin në Maqedoninë e Veriut, së bashku me Akademija Pandev. Bardhekaltrit nuk falën sot në shtëpi dhe do tentojnë fitimin e titullit kampion.
Shkëndija u duk se ishte zgjuar pas fitores së javës së shkuar, por nuk ka ndodhur kështu. Sot kuqezinjtë barazuan 2-2 me Pelisterin e vendit të fundit që morën pikën e parë në kampionat.
Ramadani shënoi i pari për kampionët, ndërkohë që një ish, Victor Juffo, përmbysi gjithçka. Adenis Shala në fund shmangu humbjen e Shkëndijës, me golin e realizuar.
Renova kishte një duel të vështirë me Rabotnickin dhe barazoi 1-1, sikurse edhe Struga kundër Tikves. Sërish Skenderi shënoi gol për struganët, në fund të takimit. /abcnews.al
Bregalnica Stip-Akademija Pandev 3-2
Makedonija GP-Borec 3-2
Pelister-Shkëndija 2-2
Shënues: Juffo 39′, 63′ / Ramadani 9′, Shala 79′
Renova-Rabotnicki 1-1
Shënues: Selmani 25′ / Stankovski (pen.) 35′
Shkupi-FK Skopje 4-1
Shënues: Radeski 28′, Hamidi 46′, Damilare 49′, 58′
Tikves-Struga 1-1
Shënues: Hristov 10′ / Skenderi 80′