Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Shkupi, “në këmbë” për gjuhen shqipe/ Studentët shqiptarë protestojnë sot pasdite: Shqip në shkolla e universitete!

schedule08:33 - 18 Maj, 2026

schedule 08:33 - 18 Maj, 2026

Rrugët e Shkupit do të mbushen sërish sot me student shqiptarë dhe thirrjet e tyre për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Kjo është protesta e tyre e dytë pas orgazimit të 6 prillit, nisur fillimisht me kërkesën që provimi i jurisprudenës të jepet edhe në gjuhën amëtare.

Nisma organizohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zë” apo “gjuha shqipe është amanet i të parëve”.



Protesta fillon në orën 16:30 para Urës së Gurit, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkohen.

“Duhet të dëshmojmë që e meritojmë këtë gjuhë dhe që sakrifica e familjarëve tanë ka vlejtur. Nuk protestojmë për provim, por për qëndrimin e atyre që çdoherë tentojnë ta relativizojnë gjuhën tonë dhe ta trajtojnë si teknikalitet.

Protestojmë për gjuhen e gjyshërve tanë! Protestojmë për gjuhën SHQIPE!”

Studentët premtojnë se Shkupi do të bëhet i gjithi kuq e zi, ashtu si gjaku dhe shpirti i tyre, duke thënë se identiteti nuk negociohet, por mbrohet.

Organizimi iu dytë i stduentëve vjen si pasojë e refuzimit të kërkesës së tyra nga ana e ministrit të Drejtësisë.

Nga ana tjetër kryeministri Mickoski ka njoftuar se po shqyrtohen mënyra për të adresuar kërkesën e studentëve shqiptarë duke i kërkuar durim studentëve, ndëesa dy bashkëkryetarët e partisë VLEN deklarojnë në rrjetet e tyre sociale se një lajm i mirë do të vijë së shpejti.

Pjesëmarrjen në protestë e ka konfirmuar edhe Parlamenti Studentor i Universiteti i Prishtinës, veteranët e luftës së ushtrise çlirimtare apo edhe figura të tjera politike në Prishtinë dhe Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!