Shkupi merr zemër, prezanton trajnerin kampion

schedule14:09 - 20 Shtator, 2019

schedule 14:09 - 20 Shtator, 2019

Shkupi ka gjetur trajnerin e ri dhe ai do të jetë një emër i njohur në Maqedoni. Bëhet fjalë për Qatip Osmanin, i shkarkuar nga Shkëndija e Tetovës pas nisjes jo të mirë të kampionatit dhe eliminimit të shpejtë nga kupat e Europës.

Trajneri kampion me Shkëndijën tashmë ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021. Te Shkupi ai pason Bulent Akinin, ndërkohë që është mësuar edhe zëvendësi i tij. Bashkim Livoreka është krahu i djathtë i Osmanit.

Shkupi e konsideron një lëvizje të madhe këtë, teksa në faqen zyrtare mes të tjerash shkriuan: “Qatip Osmani është njohës shumë i mirë i futbollit vendor dhe praktikon më shumë lojë sulmuese. Ai sezonet e fundit ishte pjesë e Shkëndijës, me të cilët ne dy vitet e fundit fitoi dy tituj kampion dhe një trofe të Kupës.

Ai gjatë karrierës së tij si trajner ka udhëhequr edhe ekipin e Renovës, ndërsa ka të fituar gjithsej tre tituj kampion, një trofe të Kupës dhe një Superkupë”. Osmani kështu nis një eksperiencë të re dhe do tentojë që të sigurojë një vend në kupat e Europës me Shkupin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!