Shkupi nuk e ka diskutuar për asnjë moment Lincoln Red Imps, kampionen e Gjibraltarit, që e ka mundur me rezultatin 3-0 dhe është me një këmbë në turin e dytë të Champions League.
Skuadra shqiptare, kampione në Maqedoninë e Veriut, e zgjidhi ndeshjen që në fillim. Për 30 minuta, Danfa dhe Adetunji likuiduan skuadrën mike me dy golat e realizuar.
Pa një ore lojë Chipulona shënoi një autogol dhe me tre gola epërsi gjërat për Shkupin u bënë edhe më të lehta. Bardhekaltrit e ruajtën këtë epërsi dhe tani mendojnë për ndeshjen e kthimit. / abcnews.al