Shkupi i kundërpërgjigjet Athinës për Marrëveshjen e Prespës

schedule21:57 - 28 Qershor, 2024

schedule 21:57 - 28 Qershor, 2024

Qeveria maqedonase ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, se Shkupi po shkel Marrëveshjen e Prespës, akuzë që ai e bëri gjatë takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në njoftimin e Qeverisë maqedonase thuhet se shteti vazhdon të respektojë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe përdorimin e emrit “Maqedoni”, por edhe të emrin “Maqedoni e Veriut” në formatet dhe ngjarjet që përcaktohen në Marrëveshje dhe në Kushtetutën e shtetit.

Qeveria në Shkup tha se marrëveshja për ndryshimin e emrit të shtetit, që u arrit mes dy vendeve, ka obligime për të dyja palët dhe Greqia fqinje nuk ka përmbushur të gjitha aspektet e saj.

“Po ashtu, ne duam të theksojmë se procesi i integrimit evropian vazhdon të jetë prioritet i rëndësishëm i yni. Ne jemi të bindur se përparimi ynë dhe kontributi në stabilitetin rajonal dhe sigurinë, por edhe në përkushtimin për reforma, do të vlerësohen si duhet nga Bashkimi Evropian”, u tha në reagimin e Qeverisë maqedonase, që udhëhiqet nga Hristijan Mickoski i VMRO DPMNE-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!