Gazetari Xhelal Neziri komentoi në ‘Balkan Update’ zhvillimet politike më të fundit në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, Shkupi është në prag të një krize politike e cila do të shkojë në një përshkallëzim më të rëndë të situatës.
“ Situata është në prag të një krize politike për shkak të disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. I pari për shfuqizim të balancuesit, një mekanizëm që siguronte përfaqësim të drejtë të etnive joshumicë në administratën publike . Ndërkohë vendimi i dytë u prit të merrej dje, por u shty për në mars. Pra ajo pasiguri e asaj që quhet të drejtat e shqiptarëve do të vazhdojë të qëndrojë dhe të politizohet dhe do thellojë akoma më shumë krizën politike.
Kemi të bëjmë me një operacion të Gjykatës Kushtetuese që shfrytëzon lëshimet nga e kaluara si ato të Marrëveshjes së Ohrit ashtu dhe ato të gjuhës shqipe. Gjykata Kushtetuese do të shfuqizoj tre nene të cilat janë apostruktuar nga Komisioni i Venecias dhe nuk janë futur në përdorim që nga 2018. Me siguri është kalkuluar se nëse shqiptarëve u merret një e drejtë e siguruar me ligj po nuk është zbatuar asnjëherë, nuk do të ketë reagime të mëdha sepse nëse të merret një e drejtë vetëm në letër ajo dhe do të kalonte pa u vërejtur. Kjo situatë u përdor politikisht nga BDI dhe për pak sa nuk kaloi në një krizë politike. BDI organizoi protestë, vendosi çadra aty. Ka dyshime të njerëzit se po cënohet ajo që u arrit me Marrëveshjen e Ohrit . Ky shqetësim është artikuluar përmes paraqitjeve publike dhe protestave të BDI. Kërkon zgjedhje të parakohshme sepse konsideron se ka një përcarje më të madhe se në zgjedhjet e fundit.” / abcnews.al