Shkupi dhe Beogradi fillojnë zbatimin e mini-shengenit

schedule15:27 - 25 Nëntor, 2019

schedule 15:27 - 25 Nëntor, 2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha se në Shkup po punohet në Ligjin për të huajt, për marrjen e lejeve të punës dhe shpreson se deri në dhjetor ai do të kalojë në Kuvend. Sipas ligjit të ndryshuar, të gjithë qytetarët e mbarë rajonit, në cilindo vend, do të jenë njësoj dhe nuk do të kenë nevojë tëp resin gjashtë muaj për leje pune.

Zaev tha se po punohet edhe në njohjen e dokumentacionit që lëshojnë agjencitë përkatëse dhe me njohje të ndërsjellë do të tejkalohet ose nuk do të ketë fare nevojë për kontrolle të shërbimeve fitosanitare.

Pas hapjes së modeleve “one stop shop” në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe nënshkrimit të marrëveshjeve për operatorë të autorizuar ekonomik, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po punon tashmë për zbatimin e marrëveshjes nga takimet për “Shengenin e vogël”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas mbylljes së Forumit të katërt rajonal rinor në Novi Sad.

“Aktualisht punojmë në Ligjin për të huaj për marrjen e lejeve të punës dhe shpresoj se deri në dhjetor ai do të kalojë në Kuvend, me të cilin të gjithë qytetarët e mbarë rajonit në cilindo vend do të jenë të njëjtë si edhe qytetarët e vet vendit dhe nuk do të kenë nevojë gjashtë muaj të presin leje pune nga tërë procedura që ekziston”.

Zaev tha se po punohet edhe në njohjen e dokumentacionit që lëshojnë agjencitë përkatëse dhe me njohje të ndërsjellë do të tejkalohet ose nuk do të ketë fare nevojë për kontrolle të shërbimeve fitosanitare. Agjencia për ushqim dhe veterinari dhe shërbimet tjera duhet ta integrojnë këtë sistem dhe një leje e lëshuar prej cilitdo vend do të jetë e pranueshme për të gjitha shtetet, tha ai.

“Punojmë edhe në lidhjen informatike dhe besojmë se do të arrijmë në këtë pjesë dhe në vijim janë edhe projekte të tjera”.

Zaev theksoi se dëshiron të tregojnë zgjidhje praktike nga deklaratat e nënshkruara, që do të jetë presion i mjaftueshëm i institucioneve që të dalin me zgjidhje ligjore sa më shpejt.

Ndërsa kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka theksuar se edhe Serbia ka filluar me disa nisma për implementimin e marrëveshjes në Novi Sad dhe Ohër, si hapjen e vendkalimit kufitar një sportel, i cili do të lidhet në mënyrë elektronike me doganat dhe inspeksionin fitosanitar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!