Shkup, Tomorr Morina i shpëton ekstradimit në Serbi

schedule18:00 - 7 Gusht, 2019

schedule 18:00 - 7 Gusht, 2019

Me argumentin se nuk plotësohen kushtet, Gjykata Themelore e Shkupit ka vendosur kundër ekstradimit në Serbi të Tomorr Morinës. Ish-luftëtari i UÇK-së do të qëndrojë megjithatë në paraburgim derisa vendimi i gjykatës të hyjë në fuqi.

Nuk janë plotësuar kushtet për ekstradimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Tomor Morinës në Serbi – kanë njoftuar nga Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore në Shkup.

Këshilli duke vepruar sipas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë dhe pas shqyrtimit të dokumentacionit të plotë dhe duke vlerësuar praktikën e deritashme gjyqësore dhe të drejtën ndërkombëtare ka miratuar vendimin se nuk janë plotësuar kushtet për ekstradim – ka njoftuar Gjykata Themelore Penale në Shkup. Masa e paraburgimit për Tomor Morinën do të vazhdojë deri në hyrje në fuqi të vendimit të Këshillit Penal, respektivisht deri në vendimin sipas lëndës nga ana e Gjykatës Supreme – njoftoi Gjykata e Shkupit.

Ish-pjesëtari i UÇK-së Tomor Morina ishte arrestuar më 24 Korrik në vendkalimin kufitar në Bllacë në bazë të një fletarrestim ndërkombëtar të Interpolit me kërkesë të Serbisë për shkak të dyshimeve për pjesëmarrje në atë që Beogradi e quan krime lufte kundër civilëve serbë në Kosovë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!