Shkup, Talat Xhaferi merr detyrën e kryeministrit: Kushtetuta e ligjet do të jenë baza e çdo vendimi në qeveri

schedule10:48 - 29 Janar, 2024

schedule 10:48 - 29 Janar, 2024

Pas votimit në Kuvend një ditë më parë, Talat Xhaferi ka marrë sot detyrën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë për mediat me paradhësin e tij, Kovacevski, Xhaferi tha se Kushtetuta e ligjet do të jenë baza e cdo vendimi që do të merret në qeveri.

“Me premtimin se sëpaku një hereë në muaj do shihemi rregullisht. Sapo përfunduam takimin kokë më kokë, me Kovacevskin, u pajtuam për cështjen primare që do jetë në fokus të qeverisë.
Shpreh kënaqësinë për detyrën që mora përsipër. Duke qenë se jemi në koalicion qeveritar, natyrisht edhe qeveria që do udhëheq detyrohet të zbatojë politikat në këtë program. Detyra primare është organizimi I zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale.

Do të zbatojmë të gjithë parakushtet ligjore për zbatimin e vullnetit të qartë të qytetarëve, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Aleanca me SHBA, BE dhe NATO, mbetet prioritet i qeverisë së RMV, lëkundja mund të shfrytëzohet nga fuqi të treta. Ruajtja e kësaj aleance nuk ka alternativë tjetër. Integrimi si udhërrëfyes në platformën qeveritare, janë lart në axhendën e qeverisë.

Pa marrë parasysh se sa do zgjasë kjo qeverisë, nuk do të mungojë funksionimi institucional në shërbim të qytetarëve. Mund të jemi të ndryshëm në këtë qeveri, por jemi aty falë legjitimitetit tuaj.” u shpreh ai.

Qeveria teknike e drejtuar nga Talat Xhaferi, me mandat 100 ditor, u votua dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim. Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 8 maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!