Shkundet tregu i kriptomonedhave, platforma gjigante shpall falimentimin: Super miliarderi humb pasurinë

schedule11:29 - 12 Nëntor, 2022

schedule 11:29 - 12 Nëntor, 2022

The Economist

FTX, dikur platforma e tretë më e madhe e tregtimit të kriptomonedhave dhe xhevahiri i kurorës në perandorinë e Sam Bankman-Fried, themeluesit enigmatik të firmës, ka shpallur falimentimin.

Bankman-Fried, një investitor dhe sipërmarrësh i kriptove, i cili ka bashkëpunuar me personat më të lartë dhe të fuqishëm në Uashington dhe ishte perceptuar prej kohësh si një nga njerëzit më të besueshëm në një industri të pabesueshme,  ka dhënë dorëheqjen si shefi ekzekutiv i saj.

Dhe sipas informacioneve thuhet se është në hetim nga rregullatorët amerikanë. Ai gjithashtu po mbyll firmën e tij tregtare, Alameda, dhe bursën e tij amerikane, ftx.us.

Një javë më parë, Bankman-Fried vlerësohej të kishte një vlerë prej 15.6 miliardë dollarësh, falë suksesit të këtyre bizneseve. Tani të gjithë nuk kanë asnjë vlerë.

Perandoria, pasuria dhe reputacioni i tij janë shkatërruar.

Me 2 nëntor, Coin Desk, një faqe lajmesh, publikoi bilancin e Alameda-s, duke zbuluar marrëdhënien e saj me FTX. Më vonë rezultoi që FTX i kishte dhënë hua 10 miliardë dollarë nga 16 miliardë dollarë të kripto-aseteve që klientët i kishin besuar Alameda-s.

Kjo e fundit besohet se i kishte përdorur këto para duke vendosur baste të rrezikshme. Pasojat nga këto zbulime përfshinin një rënie në vlerën e ftt, një “token” e prodhuar nga ftx.

Pas kësaj rënieje, Changpeng Zhao, shefi i Binance, një bursë rivale, njoftoi se firma e tij do të likuidonte aksionet e saj në ftt, raporton abcnews.al.

Ritmi i ngjarjeve ka ecur  më një shpejtësi marramëndese.  Bankman-Fried thirri investitorët që kishin blerë aksione në ftx, duke iu lutur për një paketë shpëtimi. Sequoia, një firmë e kapitalit sipërmarrës, u rrënua me vlerën e investimeve të saj që shkoi në zero.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim dhe Departamenti i Drejtësisë raportohet se po hetojnë atë që ndodhi. Komisioni i Letrave me Vlerë në Bahamas, ku bazohet ftx, ngriu asetet e firmës më 10 nëntor.

Ditën e neserme, firma shpalli falemintimin.

Tani që FTX ka falimentuar lind pyetja se si mund të ketë ndodhur diçka e tillë, çfarë mund të shpëtohet dhe cilat do të jetë pasojat.

Disa prej këtyre pasojave po ndihen tashmë në botën e kriptove. Çmimet e aseteve dixhitale kanë shënuar rënie ndërsa investitorët janë në panik se kush është më i ekspozuar ndaj falimentimit, raporton abcnews.al.

BlockFi, një biznes i Bankman-Fried ka ngrirë llogaritë e klientëve. Duke pasur parasysh ndikimin e jashtëzakonshëm të Bankman-Fried në filantropi dhe politikë, falemimenti do të ketë ndikim më të madh.

Gjatë javëve të ardhshme, klientët e shqetësuar do të kërkojnë të justifikojnë veprimet e tyre. Vetë Bankman-Fried ka deklaruar në një mesazh në Twitter se do të përshkruajë fjalë për fjalë atë që ka ndodhur.

Pasi u largua nga një marrëveshje, Zhao ia hodhi fajin faktit që ftx kishte dhënë hua aktivet e klientit në këmbim të kolateralit të përbërë nga aktivet që bursa kishte lëshuar vetë.

Bastet e  rrezikshme, kolaterali i dyshimtë – kjo është diçka e njohur nga skandalet e mëdha financiare të dikurshme. John J. Ray iii, një avokat i cili mori përsipër skandalin e firmës energjetike që  falimentoi në 2001, është tashmë shef i ri  i FTX.

Bankman-Fried ka punësuar Martin Flumenbaum, i cili përfaqësonte Michael Milken, “mbretin e bonove” i burgosur për mashtrim me letrat me vlerë, si avokat.

FTX tashmë ka marrë fund por lufta se çfarë nënkupton kjo sapo ka filluar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!