Shkumbini ka bërë detyrën kundër Adës së Velipojës, duke fituar me rezultatin 3-0. Sulkja dhe Lamçja ishin ata që shënuan golat për peqinaset, që shkojnë në kuotën e 19 pikëve dhe ruajnë vendin e parë.
Sopoti, me një pikë më pak dhe një ndeshje më shumë, mori një fitore me vlera në transfertë kundër Tërbunit. Sejdini i mjaftoi skuadrës nga Librazhdi, që synon ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Luzi 2008 shpërtheu kundër Mirditës. Skuadra nga Kavaja fitoi me rezultatin 1-7 kundër vendit të fundit në grupin A. Fitore me vlera mori edhe Valbona, që kaloi me sukses ekipin e Shënkollit, kurse në Fushë-Krujë Iliria barazoi 1-1 me Gramshin. /abcnews.al
KATEGORIA E DYTË – JAVA 8
Tërbuni-Sopoti 0-1
Shënues: Sejdini 51’
Mirdita-Luzi 2008 1-7
Shënues: Gjoka (pen.)61’ / Taku 19’, 46’, Bejko 45’, 75; Rroshi 48’, Karaj 55’, Doka 86’
Iliria-Gramshi 1-1
Shënues: Xhymerti 56’ / Zani 89’
Shkumbini-Ada 3-0
Shënues: Sulkja 58’, Lamçja 62’, 88’
Valbona-Shënkolli 2-1
Shënues: Likaj 30’, Qelia 65’ / Çota 28’