Shkumbini, lumi i mbeturinave, plehrat dhe ujërat e zeza po shkatërrojnë gjithçka

schedule19:22 - 30 Maj, 2020

schedule 19:22 - 30 Maj, 2020

 Dikur një nga lumenjtë më të pastër, sot lumi Shkumbin është më i ndotur në vend. Nis në malin e Valamares në afërsi të Pogradecit dhe pasi përshkon një luginë 181 km të gjatë, përfundon në detin Adriatik, në Plazhin e Vilë-Bashtovës.

Mbeturinat janë kudo, ndërsa në zonë kundërmon era e keqe. 200 herë më të ndotura janë ujërat e lumit shkumbin, i cili përshkon të gjithë qarku  e Elbasanit. Në këtë shtrat të këtij lumi derdhen 7 kolektorë të ujërave të zeza të bashkive Prrenjas, Librazhd, Elbasan dhe Peqin.

Dekada më parë ndotja shkaktohej nga Kombinati Metalurgjik, Rafineria e naftës në Cërrik si dhe nga aktiviteti industrial i zonës. Kurse pas viteve 90 ndotësi më i madh u kthye vetë njeriu.

Hedhja e plehrave pa kriter në shtatin e lumit ka bërë që specialitet të japin alarmin për nivelin e lartë të ndotjes. Vetë qytetarët pohojne se kjo është një problematike që ndodh prej vitesh.

“Kjo varet nga banorët e papërgjegjshëm që i hedhin mbeturinat pa kriter. Pastrohet rrallë për mos me thënë fare”, ka thënë një banor i zonës. 

Një tjetër banor shprehet se gjatë veres ky është një problem që shtohet më shumë. 

Mbeturinat dhe ujrat e zeza po shkatërrojnë gjithçka. Pavarësisht ndotjes, banorët e zonës vijojnë ta përdorin ujin për vaditje.  Ndërsa nuk mungojnë edhe qytetarë që peshkojnë.

 Lumi Shkumbin e ka patur tepër të theksuar problematiken e ndotjes dhe nga viti në vit situata ka ardhur duke u rënduar. Ndrëkohë nga autoritet ende nuk ka asnjë përgjigje për pastrimin e saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!