Shkumbini i pandalshëm në të Dytën, Sopoti dhe Tërbuni triumfojnë me “poker”

schedule16:37 - 3 Mars, 2021

schedule 16:37 - 3 Mars, 2021

U zhvilluan sot një pjesë e madhe e ndeshjeve të javës së 12-të të Kategorisë së Dytë. Në grupin A kryesuesit e Shkumbinit nuk e patën të vështirë të triumfonin ndaj Valbonës, që u mund 0-2. Për peqinaset shënoi Broshta dy herë në pjesën e parë.

 

Edhe Sopoti i vendit të dytë mundi të fitojë. Skuadra nga Librazhdi mposhti me “poker” 1-4 Klosin, që po kalon sezon të vështirë dhe rrezikon rënien. Po me “poker” fitoi edhe Tërbuni, që mundin 4-0 Shënkollin. Në grupin B Maliqi kryesues nuk gaboi dhe fitoi pastër me shifrat 0-2 në transfertën e Këlcyrës.

 

Ndëkrohë, Labëria e vendit të tretë shënoi hap fals. Jugorët u mundën me shifrat 1-2 nga Naftëtari. Në ndeshjet e tjera Albpetroli barazoi pa gola ndaj Skraparit, teksa me të njëjtin rezultat u mbyll edhe Memaliaj-Grazmozi. Përmeti u mund pastër nga Tepelena me shifrat 0-2, ndërsa Delvina dhe Devolli ndanë nga një pikë, barazimit të sotëm pa gola. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!