Shkumbini dhe Devolli “pushtojnë” qarkun e Elbasanit

schedule22:45 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 22:45 - 1 Dhjetor, 2017

Lumi Shkumbin doli nga shtrati në disa vende përgjatë rrjedhjes së tij duke shkaktuar përmbytje. Në disa banesa dhe biznese uji ka depërtuar në bodrume apo katet e para. Përmbytje ka pasur në Polis Valë, në Shushicë, në Gjergjan, në Papër, në Bishqem. Sipas informacioneve të marra ka pasur përmbytje edhe në disa fshatra në Gramsh, Librazhd, Përrenjas, Cërrik, Peqin dhe Belsh si pasojë e daljes së përrenjve nga shtrati. Në Cërrik situatë emergjente është krijuar për 20 familje në lagjen nr. 3. Përgjatë akseve Elbasan-Librazhd-Qafthanë, Elbasan-Tiranë, Elbasan-Peqin, Elbasan-Gramsh ka pasur rrëshqitje të dherave, gurëve dhe inerteve, por që janë pastruar nga fadromat dhe qarkullimi ka vijuar normalisht. Problem mbetet furnizimi me energji për më shumë se 30 fshatra në Gramsh, Librazhd, Cërrik, Përrenjas dhe Elbasan./abcnews.al

https://youtu.be/FPzV3xlwMWg