Shkumbini del nga shtrati dhe pushton tokat në Rrogozhinë, kryebashkiaku: Po ndjekim situatën

schedule23:18 - 8 Janar, 2021

schedule 23:18 - 8 Janar, 2021

Nga veriu në jug përmbytjet kanë qenë të shumta ditën e sotme në Shqipëri si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Në bashkinë Rrogozhinë lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore. Në disa zona që ishin pushtuar nga vërshimi i ujit si pasojë e daljes së Shkumbinit nga shtrati është devijuar rrjedha.

Në një prononcim për gazetarin e “ABC”-së, Aldo Kozarja, kreu i bashkisë Edison Memolla ka deklaruar se situata po monitorohet nga afër nga disa ekipe të bashkisë Rrogozhinë me qellim shmangien e përkeqësimit të situatës në zonat e prekura nga dalja e lumit Shkumbin./ db/Abcnews.al

Gjithashtu reshjet e shiut kanë dëmtuar edhe shkollën 9-vjeçare, “Rushan Qevani” njësia Klos fshati Selvias, bashkia e Cërrikut.

Zyra arsimore në këtë bashki ka ngritur një grup pune për verifikimin e situatës, teksa sipas të dhënave të para shkolla është e dëmtuar dhe i gjithë uji nga reshjet futet brenda pasi tarraca është e amortizuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!