Një shtëpi është shkrumbuar e gjitha në lagjen numër 1 në Memaliaj. Për fat nuk pati pasoja në njerëz sepse e zonja e shtëpisë sapo ka parë një shkëndijë ka nxjerrë familjarët jashtë dhe kërkoi ndihmën e zjarrfikëses.
Por mjetit që u nis nga Tepelena për në Memaliaj iu desh më shumë se një orë megjithëse distanca midis dy qyteteve është shkurtër. Në këto kushte askush nuk ka mundur të shuajë zjarrin, i cili ka shkrumbuar çdo orendi të shtëpisë./abcnews.al