Shkëndija në një sobe elektrike ka shkrumbuar një banesë në lagjen “15 Tetori” me vendin e njohur si “Kryqëzimi i grecallisë” në Fier. Mësohet se nga flakët nuk pasur dëme në njerëz por banesa është djegur thuajse totalisht. Burimet nga vendi i ngjarjes treguan se një shkëndi elektrike në sobën e cila ndodhej në kuzhinë ka bërë që të shpërthejë zjarri i cili ka djegur të gjitha orenditë. Menjëherë sapo u konstatua rënia e flakëve, në banesën e shtetasit Tomorr Sila shkuan zjarrfikësit të cilët lokalizuan flakët dhe bënë shuarjen e tyre. /ABC news Albania 24/7