Tiranë – Është shkrumbuar gjatë natës një biznes në rrugën “Pjetër Bogdani”.
Policia njofton se zjarri në katin e dytë të një godinë, ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit.
Fatmirësisht nuk është raportuar për dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.04.2022, në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e dytë të një biznesi, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/abcnews.al/