“Shkrumbohet” nga flakët mobileria në Pogradec, çfarë dyshohet

schedule10:01 - 14 Janar, 2023

schedule 10:01 - 14 Janar, 2023

Foto ilustruese

Një mobileri është shkrumbuar nga flakët pak pas mesnatë në aksin rrugor Pogradec-= Gështenjas, në afërsi të fshatit Rëmenj.

Mobileria në pronësi të shtetasit G.F, dyshohet së është përfshirë nga zjarri nga shkaqe aksidentale.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur neutralizimin dhe fikjen zjarrit, ndërsa dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 14.01.2023, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në një mobileri në pronësi të shtetasit G. F., banues në Pogradec. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!