Mëngjesin e sotëm në Vlorë, dy automjete janë përfshirë nga flakët.
Rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”, një mjet tip “Suzuki” në pronësi të K.B është shkrumbuar nga zjarri, ndërsa si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur edhe një tjetër automjet i parkuar pranë tij, tip “Audi”.
Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur fikjen e flakëve dhe shmangien e dëmeve të tjera materiale.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e mundshme të rënies së zjarrit.
/abcnews.al/

