Një magazinë është përfshirë nga flakët në Petrushë të Pogradecit.
Ndërtesa është shkrumbuar nga flakët, ndërsa në vendngjarje janë dy zjarrfikëse nga Pogradeci dhe një nga Maliqi.
Bëhet fjalë për një magazinë të grumbullimit frigoriferik, që ndodhet afër nënstacionit elektrik, që nuk u rrezikua falë ndërhyrjes së shpejtë. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për të sqaruar rrethanat e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 05.10.2022, rreth orës 06:30, në hyrje të fshatit Petrushë, Pogradec, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një magazinë frigoriferike në pronësi të shtetasit H. H. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/abcnews.al