Një automjet tip Benz është shkrumbuar totalisht mesditën e së dielës në Fier, pranë vendit Vija e Ngjalës.
Mësohet se në momentin që automjeti nisi të përfshihej nga flakët ndodhej vetëm shoferi. Ky i fundit, pasi ka kuptuar defektin, e ka braktisur automjetin.
Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes 30 minuta me vonesë. /abcnews.al/