Shkrumbohet lokali i oficerit të gjyqësorit në Lezhë

schedule09:22 - 26 Maj, 2018

schedule 09:22 - 26 Maj, 2018

Një lokal u përfshi nga flakët gjatë natës në Kune të Shëngjinit. Biznesi menaxhohej nga një oficer i policisë gjyqësore në prokurorinë e Lezhës. Policia nuk ka dhënë detaje zyrtarisht për shkaqet, por nga burime të ABC News mësohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Kjo është ajo çfarë mbeti nga një lokal veror me konstrukt druri i ndërtuar në zonën bregdetare të Kunës në Shëngjin.

Biznesi u shkrumbua  gjatë natës në pak minuta dhe zjarrfikësit nuk mundën të shpëtonin asgjë.

Objekti rezulton në pronësi të Gëzim Çunit, por sipas burimeve të ABC News ky lokal është menaxhuar vazhdimisht nga Oficeri i Policisë Gjyqësore në Lezhë me inicialet S.C.

Ky i fundit mësohet se është mik i ngushtë i pronarit që e ka me letra këtë objekt. Dyshimet janë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Hetimet janë përqendruar tek mënyra si është ngritur ky objekt  dhe për shkak të detyrës së punonjësit të prokurorisë së Lezhës.

Policia lokale në njoftimin e shpërndarë për mediat ka dhënë informacion vetëm për djegien dhe që po heton për shkaqet e rënies së zjarrit.

Pronari dhe dy persona të tjerë janë marrë në pyetje  në lidhje me ngjarjen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!