Një banesë në Radhimë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas policisë zjarri ka rënë rreth orës 07:30 të mëngjesit. Banesa është në pronësi të shtetasit K.C.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të ngjarjes./abcnews.al/