Dy makina janë shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Mat. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 01:40.
Policia bën me dije se fillimisht ka marrë flakë automjeti tip “BMW” dhe më pas edhe një tjetër tip “Benz” të cilat kanë qenë të parkuara.
“Me datë 24.12.2021, rreth orës 01.40, në një parkim në lagjen ‘Partizani’, ka marrë flakë automjeti tip ‘BMW’, në pronësi të shtetasit D. M., dhe si pasoje ka marrë flakë dhe një automjet tjetër tip “Benz”, që ishin të parkuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje”, njofton policia. m.v/Abcnews.al