“Shkruaj në email-in tim”, ku është sot këngëtari i njohur i viteve 2000, Alberti Popaj

schedule09:24 - 29 Janar, 2024

schedule 09:24 - 29 Janar, 2024

Të gjithëve i kujtohet kënga e njohur e viteve 2000 “Shkruaj në email-in tim”. Por ku është sot këngëtari Alberti Popaj?

Në një lidhje me Skype nga SHBA për “ABC e Mëngjesit”, ai ka zbuluar se tashmë merret me marketing dhe është zgjedhur si mashkulli i parë prezantues në kompaninë më të madhe të telemarketingut QVC.

Megjithatë, Alberti ka treguar se nuk ka hequr dorë nga muzika, pasi dëgjon shumë këngëtarët shqiptarë dhe këndon për dëshirën e tij.

Dëgjoj muzikë shqiptare çdo ditë. Dëgjoj këngëtarët më të famshëm Merita Halili, Sinan Hoxha. Kam parë shumë shumë “Këngë moj” dhe kam dëgjuar shumë Juliana Pashë dhe Anxhela Peristerin.

Isha shumë nervoz kur kam marrë pjesë në Top Fest, sepse ishte hera e parë që do dilja përpara një publiku dhe nuk e dija se çfarë më priste.

Puna ime aktuale, më mban shumë të zënë. Punoj 5 ditë në javë dhe jam shumë i ngarkuar. Unë jam i pari për kanalin tim. Për mua nuk ka të bëjë me famën, por të punoj me diçka që kam qejf. Kjo punë është perfekte për mua”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!