Shkrimtarja Jean Carroll ngre padi të re ndaj Trump për shpifje

schedule09:25 - 23 Maj, 2023

schedule 09:25 - 23 Maj, 2023

Shkrimtarja E. Jean Carroll ka ngritur një padi të re për shpifje kundër Trump për deklaratat e tij pas publikimit të vendimit. Ish -presidenti amerikan Donald Trump u urdhërua të paguante 5 milionë dollarë pasi u shpall fajtor për ngacmim seksual ndaj saj.

“Ajo është e çmendur,” tha Trump, kandidati republikan për president të vitit 2024, në CNN një ditë pas vendimit unanim të 9 majit nga nëntë juristë të Nju Jorkut.

Ish-presidenti tha se nuk e kishte takuar kurrë shkrimtaren e revistës Elle, duke e quajtur sërish  “një histori të sajuar”. Deklaratat e Trump pas shpalljes së vendimit tregojnë thellësinë e keqdashjes së tij ndaj Carol, thanë avokatët e saj në padinë e re.

Carroll po kërkon dëmshpërblim “për të ndëshkuar Trump”, por gjithashtu “për ta parandaluar atë nga përfshirja në veprime të tjera  dhe për të parandaluar njerëzit e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Një ditë përpara transmetimit të CNN, presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara ishte shpallur fajtor për sulm seksual ndaj shkrimtares, e cila e akuzoi atë për përdhunimin e saj në Nju Jork në pranverën e vitit 1996.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!