Shkrimtari i “tranzicionit” Fatos Kongoli feston ditëlindjen e 77-të

schedule19:19 - 12 Janar, 2021

schedule 19:19 - 12 Janar, 2021

Nga Leontina Nika

Fatos Kongoli i konsideruar shkrimtari i tranzicionit, pasi veprat e tij mbajnë  mbi shpinë dhimbjen dhe trazimet shpirtërore në Shqipërinë e pas viteve ’90. Festoi 77 vjetorin e lindjes

Protagonisti, fillimisht  kërkon ndjesë  për paraqitja e tij me maskë e doreza,shkak i pandemisë, e më pas theksin e vë te mirënjohja

Shkrimtari  Besnik Mustafaj, i dorëzoi medaljen e mirënjohjes së qendrës Kombëtare të librit, e ku  ndërmend rininë e tij në letërsi dhe vrullin e  krijimtarisë së dy libra edhe në këtë kohë të vështirë pandemie.

Miku i tij dhe përkthyesi I 8 romaneve në frëngjisht Edmond Tupja thotë se përmes veprave të tij kam zbërthyer edhe  personalitetin e tij , pak problem ka modestin e tepruar

Regjisori  Spartak Pecani dëshiron që të përsërisë suksesin, pas “Boleros”, me librin “ Lëkura e qenit” që  pritet ta realizoi film.

Librat e tij janë bërë fokus i debateve për pësimin e individit në shoqërinë nën diktaturë.

Librat e Fatos Kongolit janë botuar në disa vende të botës.  Ai është edhe fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”.  si edhe e çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004).

  • Disa nga veprat kryesore të tij janë:

“Ne të tre” (1985)”Karuseli” (1990), “I humburi” (1992), “Kufoma” (1994), “Dragoi i fildishtë” (1999), “Ëndrra e Damokleut” (2001), “Lëkura e qenit” (2003), “Te porta e Shën Pjetrit” (2005), “Jetë në një kuti shkrepësesh”, roman, 2007./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!