Shkrime antikushtetuese paraqiten sërish në veri

schedule11:07 - 7 Shtator, 2023

schedule 11:07 - 7 Shtator, 2023

Shkrime me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Kosovës janë paraqitur sërish në veri të vendit, bën të ditur Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se rasti është hapur si “sulm kundër rendit kushtetues”.

“Leposaviq 06.09.2023 – 00:40. Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet aty.

Rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse të hetuesisë.

Ndryshe, para një jave KosovaPress ka raportuar se një grafit kërcënues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është parë në Komunën e Zubin Potokut.

Shënime me përmbajtje kërcënuese, i cili po përdoret nga serbët si thirrje dhe nxitje për të kthyer ushtrinë në Kosovë, është vendosur në një mur mbrojtës në këtë komunë.

Edhe për këtë rast, dikush pati raportuar në Policinë e Kosovës.

/KosovaPress/