Një aksident ka ndodhur në Lushnje, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. Nga informacionet paraprake mësohet se makina ka përplasur tre nxënëse të gjimnazit.
Ato ishin duke shkuar në shkollë, në fshatin Allkaj dhe teksa kalonin rrugën janë goditur nga automjeti tip volkswagen.
Vajzat kanë pësuar dëme të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al
*Pamje nga vendi i ngjarjes