Kryeministri Rama reagoi gjatë paradites së sotme në lidhje me aksionin kundër ndërtimeve pa leje, i cili është shtrirë në zona të ndryshme të vendit duke theksuar se ndërtuesit mund të ankohen ku të duan, “në Hagë ose hënë”, por sipas tij pallatet pa leje do të prishën ose konfiskohen për interes publik.
Reagimi i kryeministrit Rama erdhi pas një kërkese të Shoqatës së Ndërtuesve në Gjykatën Kushtetuese për të pezulluar zbatimin e disa dispozitave të ligjit për rregullimin e territorit, të cilat i hapin rrugën edhe ndërhyrjeve që po bën IKMT gjatë javëve të fundit.
Ndërtuesit e kanë mohuar ekzistencën e kësaj kërkese, e cila rezulton të jetë si më poshtë.

Kërkesa është firmosur nga anëtarët e shoqatës dhe mban datën 19 nëntor 2022, ndërsa në reagimin e tij Rama kërkoj nga Kushtetuesja “që të mos lajthisë” në vendimin që do të marrë. /abcnews.al

