Kreu i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, këtë të enjte ka zhvilluar një vizitë tek familjet e viktimave të tragjedisë së ndodhur dy ditë më parë në Bullari.
Sadiki nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë takimit me të afërmit e viktimave.
Ndërkohë kujtojmë se nga 45 viktima që janë raportuar se kanë humbur jetën nga djegia e autobusit të Maqedonisë së Veriut në Bullgari, 20 prej viktima janë nga Studeniçani.
“Nga dera e parë askush s’ka mundur të dal sepse aty kishte zjarr. Të gjithë kanë vrapuar tek dera e pasme, e cila fatkeqësisht ka qenë e bllokuar nga njëri prej parmakëve të rrugës”, ka thënë ai./ NMK-Post