Shkon në rreth 7 milion të infektuar dhe 402 mijë viktima me Covid 19 në botë

schedule08:26 - 7 Qershor, 2020

schedule 08:26 - 7 Qershor, 2020

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në rreth 7 milion, ndërsa numri i viktimave deri më tani është 402 241.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 112 096 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 40 465, Brazili me 36 044 viktima Italia me 33 846, Franca me 29 142dhe Spanja me 27 135.

Ndërkohë deri më tani në Shqipëri janë shënuar 34 viktima dhe janë infektuar 1232 persona.

Deri më tani 3,413,394 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,1 milion raste aktive që presin të shërohen./abcnews.al