EMRAT/Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në fshatin Fortuzaj, ndërron jetë në spital i riu

schedule09:32 - 22 Korrik, 2023

schedule 09:32 - 22 Korrik, 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në Tiranë ku si pasojë kanë humbur jetën 2 të rinj.

Sipas policisë për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri që ndodhej në mjetin tip “Range Rover” i cili ka rënë në humnerë në fshatin Fortuzaj.

Nga informacionet mësohet se viktimat e këtij aksidenti të rëndë janë shtetasit Denis Çali, 33 vjeç dhe Brusild Gjyla, 26 vjeç.

LEXO EDHE: Tiranë/ Bie në humnerë “Range Rover-i”, një i vdekur dhe një i lënduar

Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, 26 vjeç, dhe 33 vjeç, kanë ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!