Shkon në 99 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë operacioneve tokësore në Gaza

schedule19:19 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 19:19 - 9 Dhjetor, 2023

Izraeli deklaroi se katër ushtarë të tjerë izraelitë janë vrarë gjatë luftimeve në jug të Gazës.

Ushtria izraelite thotë se 99 ushtarë janë vrarë që nga fillimi i operacioneve të mëdha tokësore në enklavë më 31 tetor, shkruan Al Jazeera.

Prej tyre, të paktën 27 trupa janë vrarë që nga një pauzë disaditore e luftimeve që përfundoi javën e kaluar.

Ndërkaq, ushtria amerikane do t’i shesë Izraelit predha tankesh me vlerë 106.5 milionë dollarë, pasi administrata Biden përdori autoritetin e saj të emergjencës.

Kjo vjen pasi SHBA-ja vuri veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza – pavarësisht se propozimi u mbështet nga pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit./abcnews.al