Ka shkuar në 6 numri i viktimave nga koronavirusi në Mal të Zi. Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se një 81 vjeçar, i cili humbi jetën.
Ndërkohë, nga afro 300 testime të bëra brenda 24 orëve u gjetën 3 raste të reja me koronavirus, të gjithë nga Komuna e Gucisë, në veri të Malit të Zi.
Në vend janë infektuar 319 persona, prej të cilëve 2 janë në gjendje të rëndë.