Shkon në 5000 numri i viktimave nga sulmet ruse në Mariupol, mes tyre 210 fëmijë

schedule22:40 - 28 Mars, 2022

schedule 22:40 - 28 Mars, 2022

Të paktën 5,000 banorë në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, përfshirë 210 fëmijë, kanë humbur jetën që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Kjo sipas të dhënave nga kryetari i bashkisë së qytetit.

Që nga e diela, 170,000 banorë mbetën në Mariupol, tha Vadym Boichenko, sipas një raporti nga Interfax Ukraine. Po ashtu, bëhet e ditur se 90 për qind e ndërtesave shumëkatëshe të banimit të qytetit janë dëmtuar, ndërsa më shumë se 40 për qind të tyre janë shkatërruar.

Sipas raportit, janë dëmtuar shtatë spitale, nga të cilat tre janë shkatërruar plotësisht, ndërsa janë dëmtuar 57 shkolla, nga të cilat 23 janë të shkatërruara. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!