Ekipet e kërkim-shpëtimit u përpoqën të gjejnë dhjetëra njerëz të zhdukur pasi shirat e dendur shkatërruan zonat bregdetare të shtetit juglindor të Brazilit Sao Paulo, ndërsa numri zyrtar i të vdekurve u rrit në 48.
Aktualisht 38 persona raportohen të zhdukur.
Reshjet masive kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje në qytetet bregdetare të shtetit më të pasur të Brazilit, i cili deri më tani është goditur nga më shumë se 600 mm shi.
Rrugët kryesore si autostrada Mogi-Bertioga dhe Rio-Santos janë ende të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
/abcnews.al