Numri i viktimave për shkak të përmbytjeve që shkatërruan Kinën qendrore muajin e kaluar ka shkuar në 302, sipas një njoftimi nga autoritetet lokale. Reshjet e dendura të shiut goditën provincën e Henan më 20 korrik, duke shkaktuar përmbytje në qytete të shumta. Zhengzhou ishte një nga zonat më të prekura.
50 persona rezultojnë ende të zhdukur. Shumica humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, ndërsa dhjetëra të tjerë nga shembja e shtëpive, dhe 39 të tjerë u mbytën në hapësirat nëntokësore përfshirë bodrumet dhe garazhet.
14 persona humbën jetën në një linjë të përmbytur të metrosë. Gjashtë persona humbën jetën në një tunel që ishte përmbytur plotësisht, duke bllokuar qytetarët në makinat e tyre brenda./abcnews.al