Grevistët në Ballsh të cilët prej disa muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre, vazhdojnë të qëndrojnë në grevë.
Gjendja shëndetësore e grevistëve sa vjen dhe rëndohet, e megjithatë ata shprehen të vendosur për të vazhduar sakrificën e tyre deri në marrjen e pagave.
Jonuz Muçaj dhe Hysni Agalliu janë grevistët të cilët kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe për këtë arsye janë dërguar në spital. Mësohet se një tjetër grevist, Aleksandër Mejdani ka shfaqur probleme, duke e çuar në tre numrin e personave me gjendje të rënduar shëndetësore./abcnews.al