Shkon në 24 numri i të vdekurve në Republikën Domenikane, vendi shpall 3 ditë zie kombëtare

schedule09:08 - 21 Nëntor, 2023

schedule 09:08 - 21 Nëntor, 2023

Autoritetet shpallën ditën e djeshme 3 ditë zie kombëtare, duke bërë homazhe për personat që humbën jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që goditën Republikën Domenikane gjatë ditëve të fundit.

“Tri ditë zie kombëtare janë shpallur në të gjithë territorin e Republikës Domenikane për shkak të viktimave të shkaktuara nga përmbytjet,” thuhet në deklaratë.

Rreth 17,000 njerëz u larguan me shpejtësi nga zonat me rrezik të lartë. Pothuajse të gjitha provincat e vendit (31 nga 32) janë në gatishmëri, sipas autoriteteve.

/abcnews.al