Ka shkuar në 24 numri i të vdekurve në Indi për shkak të shembjes së njhë tempulli dhe përmbytjeve që kanë shkaktuar shirat e dendur, kanë njoftuar zyrtarët të hënën, raportoi Reuters. Përveç viktimave, shirat e dendur kanë dëmtuar ndërtesa e ura në vendet veriore të Indisë, si Uttarakhand dhe Himachal Pradesh.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme në këtë vend, megjithatë ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po rrit shpeshtësinë dhe ashpërsinë e tyre.
“Administrata lokale po punon për të pastruar rrënojat në mënyrë që të shpëtojë individë që mund të jenë ende të bllokuar”, ka thënë ai.

