Gjashtë raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të hënë në Durrës duke e çuar në 213 numrin e të infektuarve në këtë qark.
Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se rastet e reja të konfirmuar janë raste kontakte të zinxhirit epidemiologjik në këtë qytet.
Fatmirësisht ditët e fundit nuk është konstatuar ndonjë vatër e re infeksioni, por janë persona kontakti me të infektuarit e mëparshëm. Ndërkohë në Durrës deri më tani kanë humbur jetën nga Covid 12 qytetarë.
LEXO EDHE: Mbushet Infektivi, 71 të prekur, 3 të vdekur nga koronavirusi
Ndërkohë këtë të hënë në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 71 raste pozitive me Covid dhe kanë humbur jetën 3 persona, mes të cilave një mjek. /abcnews.al