Shkon në 21 numri i të plagosurve nga të shtënat në paradën e Super Bowl, mes tyre 9 fëmijë

schedule08:49 - 15 Shkurt, 2024

schedule 08:49 - 15 Shkurt, 2024

Një person ka vdekur dhe 21 persona janë plagosur në një të shtënat në Misuri në fund të paradës së fitores së Super Bowl të Kansas City Chiefs. Autoritetet bënë me dje se nëntë fëmijë ishin në mesin e të plagosurve.

Policia tha se ka arrestuar tre të dyshuar në lidhje me të shtënat.

Të shtënat u regjistruan në perëndim të Union Station, stacioni i trenit në qendër të Kansas City, ku parada përfundoi rreth orës 14:00 me orën lokale dhe mijëra fansa ishin mbledhur për të parë festimet.

Raportet lokale thanë se lojtarët e Kansas City Chiefs ishin ende në një skenë atje kur u dëgjuan të shtënat e para. Të shtënat me armë bënë që turma, përfshirë kryetarin e bashkisë së qytetit dhe anëtarët e familjes së tij, të vrapojnë për t’u mbrojtur.

Shefi i policisë së qytetit të Kansasit, Stacey Graves tha se oficerët u përgjigjën menjëherë pasi shpërthyen të shtënat me armë dhe detektivët që ishin në vendngjarje hapën shpejt një hetim. Në aksion ka marrë edhe zjarrfikësja, e cila ka dhënë ndihmën e duhur për të lënduarit.

Më shumë se 800 policë ishin në vendngjarje për të monitoruar paradën, thanë zyrtarët. Reparti zjarrfikës i qytetit ishte gjithashtu i pranishëm për të ofruar kujdes mjekësor nëse ishte e nevojshme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!