Numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese në Florida, Miami javën e kaluar ka shkuar në 20 sot ndërsa ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat edhe dy trupa të tjerë, përfshirë një 7-vjeçare.
Kërkimi për të zhdukuirit ka vijuar sot, ndërsa dje u ndërpre për shkak të vështirëisisë.
Sot është dita e nëntë e kërkimit, ndërsa të zhdukur rezultojnë 128 njerëz. Vajza 7-vjeçare është fëmija i tretë që u nxor nga rrënojat.
Kryebashkiaku i Qarkut Miami-Dade Daniela Levine Cava tha se gjetja e saj ishte e vështirë për shpëtuesit, të cilët kanë qenë në luftë me kohën.
Askush nuk është shpëtuar i gjallë nga rrënojat që nga orët e para të 12 qershorit, kur kompleksi 12 katësh u shemb pjesërisht ndërsa banorët e tij ishin në gjumë. g.v/abcnews.al