Numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në vend është rritur në 17. Ministria e Shëndetësisë njoftoi së fundmi se në spitalin Infektiv ka humbur jetën një pacient 75-vjeçar.
Abc News mëson se, pacienti është nga Tirana. Dhe, ka mbërritur sot tek Infektivi.
Sipas MSH, ai ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, pasi vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Njoftimi:
Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar. Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19. /abcnews.al/