Ka shkuar në 17 numri i të plagosurve nga sulmi rus me raketa në Kiev. Mes të plagosurve është edhe një vajzë 11-vjeçare. Katër prej tyre u dërguan në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Ky është sulmi më i madh rus në disa javë.
Sulmi rus bëri që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të përsëriste thirrjen e tij për më shumë ndihmë ushtarake nga aleatët e tij perëndimorë.
“Si rezultat i operacioneve të suksesshme ushtarake, të gjitha raketat e armikut u rrëzuan mbi Kiev dhe lagjet e kryeqytetit”, tha kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhii Popko, përmes Telegram.
“Ky terror vazhdon çdo ditë e natë. Uniteti botëror mund ta ndalojë atë kur na ndihmon me sistemet e mbrojtjes ajrore”, shtoi presidenti i vendit, disa orë pas sulmit në Kiev.
/abcnews.al